Del klipi i Loredanës, thuajse u konfirmua shtatzania e saj
Loredana Zefi, e dashura e reperit Mozzik ka filluar karrierën si këngëtare në Gjermani pasi publikoi projektin muzikor “Sonnenbrille”.
Nuk mund të mungonte mbështetja e partnerit të tij në këtë fillim, prandaj ai mori pjesë në klip si dhe bëri një postim në Instagram.
“Ne e bëjmë këtë lojë së bashku”, shkruajti Mozzik. Pas kësaj Loredana shprehu dashurinë e madhe që ka për të duke i komentuar: “Të dua më shumë në këtë botë. Ti për mua je më i forti!”

Lidhja e tyre e dashurisë ka disa kohë që ka nisur dhe po e shijojnë në maksimum, ndërkohë që vijojnë spekulimet se Loredana është shtatzënë. Në fakt ne bindemi plotësisht për këtë, nisur nga veshjet e saj në klip, ku shohim se asnjë nga veshjet nuk është e ekzagjëruar dhe nuk i ekspozon anjë pjesëv të trupit, gjë që bukuroshja nuk e kishte problem ta bënte më parë.