Del seriali: Pjesa ku Tolgahan shfaqet me Efehan në krahë do t’ju prek zemrat

Ditën e sotme nëpërmjet disa videove, Almeda Abazi, ka lajmëruar se seriali i bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, në më fund ka nisur transmetimin. Gjatë kësaj periudhe Almeda ka publikuar vazhdimisht foto dhe statuse ku dhe ka shprehur mbështetjen e saj për këtë prodhim.

Ndërkohë ajo dhe Tolgahan kanë treguar se pjesë e filmit është edhe djali i tyre Efehan i cili është ende shumë i vogël. Në videot e publikuara nga Almeda shihet se Tolga dhe Efehan shfaqen në një shtëpi ndërkohë që aktori e merr të birin në krahë.

Ndërkohë Almeda dëgjohet e lumtur duke qeshur në sfond. Ndërsa në një postim tjetër bukuroshja shqiptare ka zbuluar se edhe Efehan është duke ndjekur veten në televizor.

Share With:
Translate »
621 Views