Del sërisht në skenë ish-vjehrra e Tunës dhe ka një koment për të

Ledri Vula ka thënë para disa kohësh që e ëma, i bën shoqe të dashurat e tij dhe me sa duket, kur kalon kohë nga ndarja, ajo iu rikthehet këtyre marrëdhënieve miqësore.

Kuptohet dhe nga komenti që i ka bërë njërës prej ish-të dashurave të të birit, këngëtares Tuna Sejdiu, në foton e djalit të saj të vogël. Tuna tashmë ka një histori të konsoliduar me Patris Berishën dhe janë prindër të Tianit.

Vite më parë, ajo ka qenë e përfshirë në një histori romantike me Ledri Vulën, por tashmë ata janë vetëm miq dhe nëse ata janë miq, edhe mamaja e Ledrit, Xheraldina është gjithashtu mikeshë me Tunën.

“Me jetë të gjatë zemra e vogël”, shkruan ajo në foton e Tianit.

Ajo ka lënë pas të shkuarën dhe sheh përpara, si dhe Tiani i vogël. 

 

Share With:
Translate »
906 Views