Delinda Disha jep lajmin e mirë: Për 2022 dua të…
Aktorja e njohur e spektaklit të humorit “Klanifornia” në Tv Klan, Delinda Disha ishte e ftuara e ditës në studion e “Shije Shtëpie”. Nga viti 2021, Delinda ka marrë të gjithë përmbushjen e kërkuar në jetën familjare e karrierë duke i lënë një shije të mirë.
Si të gjithë që presin diçka nga vetja në vitin që sapo kemi prekur, edhe në planet e aktores përfshihet një gëzim i madh, të cilin, bashkë me të, urojmë ta dëgjojmë sa më shpejt.
Albana Çaushaj: Çfarë pret nga 2022-shi, meqë sa kemi hyrë?
Delinda Disha: Unë jam një natyrë që i vë vetes qëllime, detyra dhe dua që në fund të vitit t’i realizoj. Por jam edhe natyrë që pres momentin, pres projektin që mund të më vijë, pra jo çdo gjë është e ndarë me thkë. Do doja shumë që në 2022 familja jonë të zgjerohej dhe të kishim një fëmijë tjetër.
Katerina Trungu: A ka kohë edhe Dasantini që e kërkon një vëlla?
Delinda Disha: Po, ka kohë që e kërkon dhe thotë ‘dua ose motër, ose vëlla’.
Më tej, Delinda u shpreh se djali tashmë është rritur dhe ka ardhur koha e zgjerimit të familjes. Për sa i përket karrierës apo aspekteve të tjera, sjellja e një fëmije në jetë është një zgjedhje që merret në konsideratë nga të dy palët për të arritur vendimin e përbashkët.
Delinda Disha: Ndonjëherë janë vendime që merren, sepse unë dhe Eldo Dasantinin e kemi bërë me planifikim familjar. Si Dasantini, edhe fëmija tjetër që do të vijë në jetë nuk është aksidentale.