Denoncon në tv zhdukjen e gruas shtatzanë dhe dy vajzave të tyre, por…vrasësi është vetë ai

Chris Watts, 33vjeçari nga  Colorado, ka rrëfyer: ka qenë ai që ka vrarë gruan shtatzanë Shanann Watts 34 vjeç dhe dy vajzat e tyre Bella dhe Celeste 3 e 4 vjeç.

Para se të pranonte krimin kishte lëshuar një apel pikëllues për ti rigjetur.

“Është një mankth, nuk arrij dot të jetoj pa to”, kishte thënë në median vendase. Burri tani është arrestuar nga policia.

Ka qenë një i afërm i Shananna-s që ka dhënë lajmin e rrëfimit.

“Me dhimbje të thellë, konfuzion dhe zemërim më duhet t’ju jap lajmin se kushërira jonë e bukur, fëmija që mbante në bark dhe vajzat e saj të mrekullueshme, Bella dhe Celeste, u vranë nga bashkëshorti i saj Chris Watts, i cili më në fund ka rrëfyer vrasjen”, shkruante në një deklaratë për mediat.

Sipas së përditshmes ‘Denver7’, policia ka konfirmuar se rrëfimi është i saktë dhe se janë në dijeni të vendit ku janë varrosur kufomat.

Chris është arrestuar, por ende nuk dihen motivet e sakta të vrasjeve.

Sipas disa të përditshmeve vendase, kohët e fundit kishin patur probleme ekonomike dhe kishin një debat të fortë para këtij xhesti të tmerrshëm.

Kishte qenë pikërisht Chris që kishte denoncuar zhdukjen e gruas dhe të të bijave. Kishte thënë se i kishte lënë në shtëpi në mëngjes kur ishte nisur për në punë dhe se nuk i kishte gjetur më kur ishte kthyer.

“Fëmijët e mi janë jeta ime, buzëqeshjet e tyre ndriçonin ditët e mia. E gjitha kjo është një mankth dhe nuk arrij dot të jetoj pa to”, kishte thënë gjatë apelit të lëshuar për të gjetur gruan dhe dy vajzat e tyre.

Por pak orë më vonë, erdhi dhe e vërteta….Vrasësi ishte ai.

Share With:
Translate »
575 Views