Deputeti shqiptar bëhet baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i të bijës

Një lajm i bukur vjen nga deputeti shqiptar Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Glauk Konjufca është bërë baba për herë të dytë dhe lajmin e ka dhënë bashkëshortja e tij. Në foton e postuar në Facebook Glauk shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushen dhe bashkëshortja zbulon edhe emrin e veçantë që i kanë vendosur. Çifti i kanë vendosur vajzës emrin Erena. “Mirë se erdhe! ERENA Glauk Konjufca”, ka shkruar bashkëshortja e deputetit, Emira.

Çifti kanë edhe një vajzë tjetër me emrin Knida. Glauk është i martuar me aktoren Emira Bajcinca.

Share With:
Translate »
736 Views