Deputeti shqiptar në pritje për t’u bërë baba për herë të tretë
Agron Shehaj deputeti shqiptar i Partisë Demokratike është mësuar se pret të bëhet baba për herë të tretë.
“Bluetooth” ka zbuluar se bashkëshortja e tij është në javët e fundit të shtatzënisë dhe fëmija pritet të vijë në jetë në muajin gusht.
Bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë në Itali, por ai më parë është shprehur se është fanatik i gjuhës shqipe dhe fëmijët e tij flasin shqip.
“Në familje flitet shqip. Fëmijët kanë lindur në Itali, gjuha e tyre kryesore është italishtja, por duhet të mësojnë edhe gjuhën e prindërve. Origjina nuk harrohet kurrë” – është shprehur deputeti Shehaj.