Derek Chauvin shpallet fajtor për vrasjen e George Floydit, familjarët mes lotësh: Po marrim frymë
Ish-oficeri është shpallur fajtor për vrasje mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në një rrugë në Minneapolis vitin e kaluar.
Derek Chauvin, 45 vjeç, i akuzuar për vrasjen e George Floyd, është dënuar me 40 vite burg. Chauvin u shpall fajtor për tre akuza: vrasje e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje pa dashje.
Në Minesota, vrasja e shkallës së dytë mbart një dënim maksimal prej 40 vjet burg. Vrasja e shkallës së tretë dënohet me deri në 25 vjet burg.
Ky vendim është pritur me lot dhe shumë gëzim nga të afërmit e të ndjerit, të cilët u shprehën se më në fund “po marrin frymë”.
Kujtojmë që Floyd rreth një vitë më parë, pasi Chauvin, një oficer 45-vjeçar, gjatë arrestimit i vuri gjurin në fyt Floyd, duke u shkaktuar vdekjen.
