Deshi s’deshi, Kendall e pranoi publikisht cila nga motrat e saj është një mama ‘e keqe’

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se motrat Kardashian-Jenner, janë nënat më të famshmet në planet.

Ato gjejnë kohë për gjithçka dhe habitemi se si kanë aq shumë mundësi të qëndrojnë me fëmijët e tyre.

Përveç Kendall-it të gjitha janë bërë nëna dhe sigurisht përpiqen në maksimum të bëjnë më të mirën në këtë fushë.

Megjithatë njëra prej tyre ngec pak dhe këtë e tregon Kendall në një intervistë të saj.

E ftuar tek “Late Late Show”, Harry Styles e pyeti se cila nga motrat është më e ‘keqja’ në mëmësi.

“Ti je një nga pjesëtaret e pakëta të familjes Kardashian-Jenner që s’je bërë nënë. Rendit motrat e tua, nga më e mira tek më e keqja përsa i përket prindërimit.”- e pyeti këngëtari.

Si fillim Kendall u vu në siklet nga kjo pyetje, por më pas tregoi se sipas saj Kourtney ka nevojë për këshilla prindërimi.

Share With:
Translate »
444 Views