Dëshira e aktorit të humorit për të birin: Të mos zërë vendin e të talentuarit

Ai njihet për humorin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë sa herë që shfaqet në intervista. Këtë herë, Visjan Ukcenaj ka ardhur me një status ndryshe në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj. Aktori është bërë baba për herë të parë dhe ka rrëfyer se dëshira më e madhe që ka për të birin është që të jetë i talentuar.

Për Visjanin, është e rëndësishme që çdo njeri të punojë në fushën që është i talentuar, në mënyrë që Shqipëria të funksionojë siç duhet.

“Për mua ka rëndësi të jetë i talentuar, çfarëdo që të bëhet. E them këtë sepse në Shqipëri na ka ndodhur që kemi parë shumë persona të famshmish, vetëm për faktin se janë bijtë e tyre, bëjnë një punë që mund ta bëjë dikush i talentuar. Nëse unë jam një këngëtar dhe im bir nuk ka talent në këngë, përse të zërë vendin e atij që ka talent kur mund të synojë të gjejë talentin e tij në këtë jetë. Prandaj Shqipëria nuk funksionon aq mirë sepse vendet i kanë zënë njerëz që nuk janë të përshtatshëm për punën që bëjnë.

Si me politikën, hajdutat janë në politikë. Nuk janë idealistët, fisnikët. Edhe vjedhin lezetshëm. Del ai thotë: Shqipëria po bëhet, op gropë”, rrëfeu aktori.

Share With:
Translate »
635 Views