Dëshira e dhimbjes së Barbana Dinit për Ergin: Mezi pres të jemi sërish bashkë!

Jeta shpesh ngjan me një lojë ku humbjen dhe fitoren i vë në peshore. Ti nuk kupton se cila është më e rëndë, humbja e një personi të shtrenjtë apo prania e njerëzve të tjerë të dashur përreth. Çdokush zë vendin e tij në jetën e secilit dhe asgjë nuk i ndryshon dot raportet kur bëhet fjalë për personat e familjes. Dhe në vigjilje të festave, çdo gjë bëhet më e vështirë.

Njëjtë ka ndodhur edhe në shtëpinë e Barbana Dinit. Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dhe në moshë të re para një viti të Ergi Dinit, i tronditi të gjithë dhe padiskutim familjen, e cila nuk dimë të themi nëse e kanë mbledhur disi veten. Por dëshira e mbrëmjes së sotme për Krishtlindje e motrës së Ergit na trishtoi. Ajo postoi një foto në Instagram ku shkruan: Më mungon pafund… Mezi pres të jemi sërish bashkë!

Kur malli të merr, harrojmë të numërojmë të gjitha bekimet që kemi në jetë dhe dëshirat i shprehim kuturu. Barbana ka të gjitha arsyet e botës që jeta e saj të jetë e gjatë, ta gëzojë dhe jetojë me të dashurit e saj. Ndaj na vjen keq por nuk e pranojmë dëshirën e saj dhe të bindur plotësisht e dimë që dhe Ergi ka të njëjtin mendim si ne! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1081 Views