Dëshmia e 10-vjeçares: Mami me babin më çonin tek të moshuarit që të kryeja seks me 25 euro

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Palermos në Itali. Një vajzë e vogël, vetëm 10 vjeç, ka dëshmuar në polici se prindërit e saj e shfrytëzonin si prostitutë.

Ka qenë policia, e cila si fillim ka hasur një makinë të parkuar në cep të rrugës, ku qëndronte një e mitur me një të moshuar. Më pas ka vijuar hetimet duke zbardhur të gjithë ngjarjen. Prindërit e vajzës së mitur përfitonin nga 5 deri në 30 euro teksa e dërgonin vajzën e tyre të kryente marrëdhënie seksuale me burra.

Të gjitha rastet ku e mitura ka patur marrëdhënie seksuale me meshkuj, kryesisht të moshuar, janë regjistruar në makinë.

Tg.com publikon sot dëshminë rrëqethëse të vajzës së mitur, e cila mes të tjerash tregon se si klientët që ia zgjidhte nëna e saj.

Vajza dëshmon në polici:

Jetoj me mamin dhe babin. Babi kishte rënë dakord me një mikun e tij që na priste në makinë jashtë shtëpisë. Fillimisht ndihmoi babin, pastaj u shtri në makinë. Atë ditë unë isha në makinë me të, pastaj zbritëm. Në një moment kur babi im ishte jashtë makinës ai më uli pantallonat… nuk ishte hera e parë. Kishte ndodhur disa herë dhe në të gjitha rastet më jepte para. Disa herë kam qenë edhe me mamin. Unë nuk doja të kisha marrëdhënie me të, por ai ngulte këmbë. Pastaj pasi mbaronte punë na jepte para. Mi jepte në dorë mua sepse thoshte që më donte shumë. Më jepte 5 euro nëse i jepja një puthje, 25 nëse bëja diçka më shumë. Kjo ka ndodhur para se të mbushja 10 vjeç”.

Sipas hetimeve të policisë ishte nëna ajo që vendoste oraret e takimeve me klientët kundrejt një pagese.

Madje në disa raste ishte edhe ajo pjesë e raporteve seksuale bashkë me vajzën e mitur.

Sakaq, në rrëfimin e saj e mitura tha se kur i ati kishte marrë vesh për takimet e tyre me burra i kishte komplementuar, duke ju thënë se ishin me të vërtetë të zonjat.

Vajza tregon në polici edhe për një klient të dytë:

Edhe ai mi jepte mua paratë. Më jepte 30 euro. Kur mendoj për këto gjëra ndjehem shumë e trishtuar. Unë i thosha mamit tim se këto gjëra nuk më pëlqenin. Nuk e di se si e bëja, por megjithatë nuk jam e mërzitur me mamin tim, pasi ajo s’më ka bërë asnjëherë asgjë të keqe”.

Nga kjo ngjarje në pranga kanë rënë prindërit e vajzës si dhe dy të moshuar që dyshohen se kanë patur marrëdhënie seksuale me të miturën kundrejt pagesave.

Policia ka bërë të ditur se ka siguruar prova të forta se këta shtetas janë një fermer 61-vjeçar dhe një pensionist 78 vjeç.

Share With:
Translate »
829 Views