Dëshmia tronditëse e fëmijëve: Pamë babin duke mbytur mamin me jastëk

Sadetin Sulaj është biznesmeni i cili u dënua me burg përjetë për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij, Suela në vitin 2016. Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të rënda fëmijët adoleshentë të Sadetinit dhe të ndjerës, Suela, kanë dhënë dëshmitë e tyre rrënqethëse ku treguan dhunën fizike dhe psikologjike që babi i tyre i kishte ushtruar nënës.

“Një natë në shtëpinë tonë erdhën Fatjoni, daja i tij dhe dy persona të cilët ishin hoxhallarë. Nënën dhe neve na mbyllën në tualet dhe këta persona lagën me ujë të gjithë shtëpinë në mënyrë që të largoheshin xhindet. Në fund ata lagën edhe nënën.

Një natë ata po grindeshin në dhomë. Hapa derën dhe pashë babanë që i kishte zënë frymën nënës me jastëk. Në atë moment ai u tërhoq dhe pashë nënën e cila ishte ne gjendje shumë të rëndë”, tregoi djali 16-vjeçar.

Share With:
Translate »
1117 Views