Dëshmitë e fëmijëve zbardhin ngjarjen/ Vetëvrasja e 41-vjeçares, shoqërohet në policinë e Durrësit bashkëshorti
Mësohet se pas dëshmisë së familjarëve të Bedrie Lokës, bashkëshorti po merret në pyetje nga hetuesit. Dyshohet se bashkëshorti ka çuar drejt aktit ekstrëm nënën e katër fëmijëve.
Kanë qenë dëshmitë e fëmijëve të cilët pohuan në polici se nëna dhe babai kishin konflikte të forta dhe se ky i fundit kishte ushtruar dhunë. Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit në banesë burrit të 41-vjeçares i janë gjetur armë.
Bashkëshorti i të ndjerës po ashtu kishte fshehur edhe dy telefonat e tij në banesa të ndryshme.
Dje u pretendua nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte ndjerë e bullizuar për shkak të disa postimeve në rrjetin social TikTok, ku i kishin shpërndarë fotot. Madje u përfolën dhe se konfliktet ishin me kolegë të saj të punës në një fabrikë.