Destinacioni në Tiranë që mblodhi nënat e njohura shqiptare për të kaluar të dielën me diell
E diela e sotme, me diell ka bërë që të gjitha nënat të shfrytëzojnë motin e mirë për të dalë jashtë me fëmijët. E kjo nuk ka lënë pas as nënat e njohura shqiptare të cilat e kanë javën mjaft të ngjeshur. Dhe jo vetëm kaq, por të gjitha kanë një destinacion.
Jonida Shehu ka ndarë një video nga Sheshi Skënderbe, në qytezën e festave së bashku me të bijën, Kristal. Me një tollumbace në dorë dhe biberonin në gojë, Kristal i bashkohet videos selfie të mamit.
Aulona Musta jo vetëm i është bashkuar atmosferës së festave në qendër të kryeqytetit por edhe është veshur me ngjyrat e saj. Ajo së bashku me vajzën, Amara, na kanë përshëndetur të veshur “matchy-matchy” siç shkruan në Instagram.

Ndërsa njërën vajzë e mban për dore, tjetrën e ka në bark. Jonida Aliçkolli ka rezervuar në kutinë e saj të kujtimeve këtë foto e cila do të jetë e para foto festive për vajzën që pritet të vijë në jetë.

Një tjetër nënë në pritjen e saj të ëmbël, iu gëzua atmosferës së festave. Blogerja Estela Ujka, me dy vajzat e saj të mëdha dhe të voglën në bark, kanë shkrepur një foto poshtë pemës gjigante. /Kids’ Time
