Detaje/ Gjendet i vdekur një i mitur në Tiranë, pistat ku po hetohet

Një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë. Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.

Mësohet se fëmija është gjetur në garazhin e makinës.

Ai ka qenë bashkë me babain pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis. Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës. Babai është shprehur se ishin duke hequr baterinë e automjetit.

Share With:
Translate »
89 Views