Detaje nga arrestimi i babait që dhunoi brutalisht vajzën 6-vjeçare: Mund të ketë abuzuar edhe seksualisht me të
Detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja në Kamëz, në Tiranë, ku një baba 27 vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar brutalisht vajzën e ti 6-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime në organet e brendshme.
Mediat raportojnë se në momentin e ngjarjes nëna e vajzës ka qënë në punë dhe ajo ndodhej në shtëpi vetëm me të atin, i cili ka dëshmuar se e ka dhunuar sepse vajza po e bezdiste.
Policia dyshon se përveç dhunës fizike mund të këte pasur edhe abuzim seksual dhe për ketë fëmija po i nënshtrohet kontrolleve nga mjeket ligjore.