Detaje për çiftin që u helmua: E ëma e Olsit i ka gjetur çunin me shkumë në buzë nusen gjysmë të vdekur
Një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Xhyrë të Librazhdit mëngjesin e sotëm. Olsian dhe Rezarta Hajdari, të cilët ishin martuar të dielën u gjetën të helmuar.
E reja ka ndërruar jetë, kurse Olsiani është në gjendje të rëndë për jetën. Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë dalë detaje të reja. Kryeplaku i fshatit ka treguar për ‘fax news’ infromacione të reja.
Sipas tij familja Hajdari ishte në gjendje të mirë ekonomike. Kurse Olsiani punonte në shtetin grek, kur gjente punë. Ai ka thënë më tej:
Ne ishim në dasëm, shkonin kaq mirë si familje, për mua ishin shumë njerëz të mirë. Habitem të gjithë kur ndodhi kjo ngjarje sot në mëngjes. Kishin 1 vit të fejuar bashkë, s’kanë hequr akoma lulet nga shtëpia, se ka 5 ditë që kanë bërë dasmën. S’dimë çfarë të themi, nuk kanë pasur ndonjë problem ekonomik, kanë bërë dasmë të shkëlqyeshme. Djali punonte në emigracion, vajza papunë ka qenë, 5 ditë kishte që kishte ardhur. Kishte dy muaj që kishte ardhur nga Greqia, rrinte te motra e vetë, ç’të themi ne, mos të flasim para kohe. Sipas informacioneve që kam marrë ka qenë e ëma e Olsit ajo që i ka gjetur të rinjtë, ka hapur derën me forcë, çunin e kishte gjetur me shkumë në buzë, ndërsa nusen e ka gjetur gjysmë të vdekur, sa kishte arritur në spital, kishte mbaruar punë.”
Në shtëpinë e çiftit që nuk ishin hequr ende zbukurimet që ishin vendosur për dasmën e së dielës. Të gjithë kanë mbetur të shokuar nga akti ekstrem i dy të rinjve dhe ende nuk dihet, se cilat kanë qenë shkaqet që i kanë shtyrë.