Detaje të reja nga zhdukja e dy vajzave të mitura/ Policia ka dyshime që janë brenda vendit
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku dy vajza të mitura, shoqe me njëra tjetrën u zhdukën pa lënë gjurmë në natën e ndërrimit të viteve. Familjarët dhe Policia nuk kanë asnjë gjurmë ende nga dy vajzat, të cilat kishin thënë në familjet respektive se do të shkonin te shtëpia e njëra tjetrës për të festuar vitin e ri.
Mësohet se vajzat kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe një sasi parash, e cila nuk dihet ende saktësisht.
Po ashtu, bëhet me dije se janë njoftuar të gjitha drejtoritë rajonale ku janë dërguar të dhënat e vajzave, emrat, përshkrimet fizike dhe fotografitë pasi qëndron mundësia të jenë larguar nga Tirana. Sa i takon mundësisë që ato janë larguar nga Shqipëria, burimet bëjnë me dije se shanset janë të pakta, pasi kjo duhet të bëhej në mënyrë ilegale, duke marrë parasysh dhe moshën e tyre.
Policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve, por edhe familjarët kanë preferuar që ti zhvillojnë kërkimet duke bashkëpunuar me policinë dhe që të mos bëjnë apele publike për gjetjen e 2 të miturave. Policia e Shtetit dhe strukturat e saj vijojnë pandërprerje kërkimet duke përdorur çdo pistë të mundshme që do ti dërgonte tek gjetja e vajzave, por që derimë tani kanë rezultuar të jenë pa sukses./