Detaje tronditëse nga ngjarja në Mamurras, babai: ‘Shko vrite ose nuk je djalë’
Duket më e frikshme se nga ajo çfarë ka ndodhur. Babai i autorit 15-vjeçar, i cili i mori jetën një bashkëmoshatari të tij mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Mamurras, është arrestuar.
Një burim i policisë së Laçit tha për ABC News që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur ngjarjen e rëndë.
Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, vrite ose nuk je djalë.
Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi 14-vjeçarin.
Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive.
Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha:
‘Shko vrite ose nuk je djalë’.
Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht.
I mituri me inicialet A. S., humbi jetën menjëherë.
Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të qëndrojnë në burg bashkë.
