Detyroheshin të lindnin fëmijë, policia i jep fund makthit të vajzave

Policia shpëtoi 19 vajza shtatëzënë të cilat po mbaheshin peng në disa banesa në Lagos, Nigeri.

Shumica prej tyre ishin nga mosha 15 deri në moshën 28 vjeçare. Një grup kriminal i rrëmbente këto vajza duke i shfrytëzuar seks ualisht e më pas i detyronte që të mbesin shtatëzënë.

Më pas fëmijën e lindur e merrin dhe e shisnin. Sipas “The Independent” foshnjet meshkuj shiteshin për një vlerë prej 1121 euro ndërsa femrat për 627 euro.

Nga operacioni i policisë pati shumë të arrestuar, por koka e grupit, Madam Oluchi, u arratis.

Ajo ishte në krye të operimeve të femrave shtatëzënë edhe pse nuk kishte bërë shkollë mjekësie.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm të cilët janë në ndjekje të saj. Gjithashtu ata deklarojnë se do të kujdesen për vajzat e shpëtuara.

Share With:
Translate »
620 Views