Devis Xherahu e thotë hapur: Mami mban anën e nuses, më ke ulur kokën para saj

Këngëtari korçar, Devis Xherahu, ka folur së fundmi për familjen e tij në emisionin e moderatores Ester Bylyku, ‘Glamour Zone’ në Tv Ora.

Ai u shpreh se gjatë ndonjë mosmarrëveshje të vogël me bashkëshorten e tij, Ertemiona Mejdani, nëna e këngëtarit mban anën e nuses dhe jo të Devisit.

Ester Bylyku: Ke thënë që gjatë zënkave nëna jote mban anën e Ertemionës dhe jo tënden. Më trego ndonjë rast.

Devis Xherahu: Mamaja ime vdes të mbajë anën e Ertemionës. Shkojnë shumë mirë bashkë, ajo e trajton si nënë, ndërsa kjo e trajton si vajzën e saj. Pavarësisht se nënën nuk ta zëvendëson askush. Gjithmonë mamaja i thotë në syrin tim: ‘Nëse ky të mërzit, unë jam në anën tënde. Nëse vjen puna kështu, jam me ty.’ Po ma thotë në sy. Kështu që mama, ndërro pak fletën, se më ke ulur kokën përpara nuses (qesh).

Share With:
Translate »
240 Views