Dhëndri ishte nervoz para dasmës, vëllai i nuses i bën një surprizë të pazakontë
Kur Heidi Zherelyev kuptoi se bashkëshorti i saj i ardhshëm, Valentin, ishte pak nervoz para ceremonisë, ajo gjeti një mënyrë unike për ta qetësuar.

Ajo i kërkoi vëllait të saj ta surprizonte për fotot e para duke veshur një fustan nusërie.

“Dëgjoja disa hapa të lehtë pas meje”,- tha Valentin për “Tucson News Now”. “Ndjeva një prekje të lehtë në shpatull dhe u ktheva të shoh gjtihmoën duke menduar se prapa meje ishte Heidi, e bukur, e bukur. Por kur kthehem dhe shoh Eric-un, thjesht humbas mendjen, ishte kaq qesharake. Emocionet filluan të më linin dhe isha krejtësisht i qetë. Ishte thjesht një gjetje për të normalizuar më mirë situatën”.

Fotot, nga Nichole Cline, KevinChole Photography, janë shoqëruar nga mijëra reagime dhe pëlqime në mediat sociale.
