Dhimbje dhe lot, familjarët i japin lamtumirën e fundit Jonadës së vogël
Është përcjellë për në banesën e fundit Jonada e vogël, e cila u përplas për vdekje nga polici skafist ditën e djeshme në Potam të Himarës. Qindra miq dhe të afërm, me lot në sy, kanë qenë të pranishëm në lamturmirën e fundit të Jonadës. Makina e furneralit është nisur drejt Tufinës, ndërsa nga pas e ndjekin dhjetra makina të tjera.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur Arjan Tase ishte me pushime në Himarë dhe ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.
Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.
Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonadën e mitur, duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.