“Dhimbje që do ta kuptojnë të gjithë nënat”, Jerusalem Post publikon videon e fëmijëve të rrëmbyer nga Hamasi
Jerusalem Post ka publikuar një video tronditëse që tregon fëmijët e rrëmbyer nga Hamasi. E titulluar “dhimbja që do ta kuptojnë të gjitha nënat në botë”, videoja tregon foshnjat dhe fëmijët të moshave të ndryshme.
Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për lirimin e pengjeve, ndërsa në një deklaratë ditën e sotme, Izrali i bëri thirrje Hamasit të lirojë pengjet, në të kundërt do të vuajnë nga mungesa e ujit dhe energjisë.
Ndërkohë zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se vendi ka qenë në gjendje të identifikojë 97 persona të marrë peng në Rripin e Gazës të shtunën. Izraeli më herët tha se deri në 150 persona ishin kapur kur militantët e Hamasit filluan sulmin e tyre të befasishëm.
Hamasi tha i ka fshehur pengjet në “vende dhe tunele të sigurta” brenda Gazës, duke kërcënuar se do t’i vrasë, nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli.
The pain that all mothers around the world will understand. pic.twitter.com/XyNMT9Q2BC
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) October 12, 2023