“Dhimbje trup dhe grykësh”, Eliona Pitarka infektohet me Covid gjatë shtatzënisë
Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, është në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël! Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se është në pritje të një vajze dhe me zor po pret që ta mbajë në krahë.
Madje aktorja nuk ka ngurruar as të ndajë me ndjekësit e shumtë poza ku tregon barkun e rrumbullakosur. Ndërsa së fundmi, ka bërë një bashkëbisedim me ta. Fansat kanë qenë kuriozë që të dinë nëse ajo e ka kaluar apo jo Covid-19.

Eliona u shpreh se e ka kaluar në janar të këtij viti dhe se fatmirësisht nuk ka patur shumë simptoma. Por ndjekësit nuk e kanë lënë me kaq, pasi e kanë pyetur nëse kishte rrezik për bebin, duke qenë se është infektuar teksa ishte në pritje të ëmbël.

“Jo, shyqyr Zotit e kalova shumë lehtë dhe në muajin e shtatzënisë që ndodhesha nuk kishte asnjë rrezik për bebin pasi ka qenë totalisht i formuar”, ka kthyer përgjigje Eliona në “Instastory”.

Fansat gjithashtu e kanë pyetur edhe për simptomat, ku aktorja është shprehur: “Me dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh. Vetëm këto simptoma pata”.

Ndërsa e pyetur në lidhje me ilaçet që ka përdorur gjatë kësaj periudhe që ishte e prekur nga Covid, Eliona është shprehur se nuk ka përdorur asgjë për shkak të pritjes së ëmbël.

“Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime”, tregon aktorja e njohur.