Dhuna në familje. Mbi 29 mijë telefonata denoncimi nga fëmijë dhe adoleshentë

Klaudio Pulaha, drejtues i Alo 116 në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se gjatë vitit 2022 ka pasur mbi “29 mijë telefonata nga fëmijë, të rinj, adoleshent deri në moshën 18 vjeç” në “Alo 116”.

Pulaha tregon që ka “fëmijë e adoleshent që raportojnë e kërkojnë ndihëm qoftë dhe një këshillë të caktuar se si mundet të përballen me dhunën”.

Klaudio Pulaha: Përsa i përket vitit 2022 duke qenë se i kemi mbyllur të dhënat mund të them që kemi pasur mbi 29 mijë telefonata nga fëmijë, të rinj, adoleshent deri në moshën 18 vjeç. Ne funksionojmë 24 orë në 24 dhe problematikat kryesore që kanë qenë është dhuna në familje. Kemi fëmijë e adoleshent që raportojnë e kërkojnë ndihëm qoftë dhe një këshillë të caktuar se si mundet të përballen me dhunën që ndodh brenda familjeve të tyre.

Share With:
Translate »
145 Views