Dhunoi derisa vdiq të birin, shqiptarja me gjakftohtësi postoi shiritin e zi në ‘Facebook’ për humbjen e të voglit

Monstruoz është veprimi i 32-vjeçares Hatixhe Kamxhiu, e cila pak ditë në Spanjë ka vrarë djalin e saj dhe ka plagosur rëndë binjakun e tij.

Bëhet me dije se trupi i 2-vjeçarit ishte i mavijosur dhe me shenja dhune. Në fillim çështja u trajtua si aksident, por duke parë lëndimet që ishin në trupin e vogëlushit, dëshmitë e shqiptares nuk përputheshin me provat.

Ajo kishte deklaruar se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia dhe si pasojë e plagëve kishte humbur jetën.

Ditën pas krimit, 32-vjeçarja kishte postuar në Facebook një shirit të zi për vdekjen e të voglit të saj, ku miq të shumtë i kishin shprehur ngushëllimet.

Nga aksidenti në vrasje

Nëna e të vegjëlve, Hatixhe Kamxhiu , ka telefonuar në numrin e telefonit të urgjencës më 11 qershor nga Bigastro për të paralajmëruar aksidentin e supozuar që kishte pësuar një nga fëmijët e saj, teksa ishte vetëm me ta në shtëpi.

Policia përveç trupit të pajetë të 2-vjeçarit, konstatoi se në shtëpi ndodhej edhe binjaku i tij, i cili gjithashti kishte shenja dhune.

Fëmija i mbijetuar u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Alicantes , ku u krye një studim i detajuar i dëmtimeve që ai kishte. Hatixhe nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga .

Share With:
Translate »
176 Views