Dhunoi djalin e tij, të burgosurit “marrin hak” duke e rrahur brutalisht torturuesin

Një i burgosur, i cili rrihte për vdekje djalin e tij, është sulmuar brutalisht nga të burgosurit e tjerë. Si mjete dhune ata përdorën çorape të mbushura me kanaçe konservash dhe shufra metalike.

Tony Smith, 47 vjeç, torturonte fëmijën e tij, të quajtur gjithashtu Tony Smith, aq shumë sa këmbët e tij duhet të priteshin me operacion. Ai u burgos bashkë me nënën e djaloshit, Jody Simpson, 24 vjeç.

Dy të burgosur në burgun e Swaleside besohet të kenë sulmuar torturuesin e fëmijës pasi u vendosën gabimisht në krahun e të burgosurit të pambrojtur.

Smith i mbijetoi rrahjes, por ka mbetur me kockën e thyer të syrit, brinjë të thyera si dhe nofullën e thyer.

Një burim nga burgu thotë: “Ata erdhën për të kontaktuar me Smith dhe e mbajtën peng atë në qeli për katër orë.”

“Gjatë asaj kohe ata e lidhën atë në një karrige dhe e sulmuan me një çorape të mbushur me kanaçe konservash dhe shufra metalike. Gjithashtu ja vulosën ato në gjithë trupin.”

Share With:
Translate »
1144 Views