Dhunoi gruan, habit shqiptari: Dy tre shuplaka i kam dhënë, jemi të martuar nuk quhet dhunë

Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dhunuar të shoqen. Pasi fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike nga organet e rendit, Fejza është justifikuar duke thënë se nuk i ka bërë asgjë gruas, vetëm “dy-tri shuplaka”.

Më shokuese është fakti që Fejza thotë se nuk quhet dhunim nëse gruaja është e kurorëzuar.

“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha ai.

Ai tregoi se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot.

“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi ai.

Share With:
Translate »
272 Views