Dhurata e Krishtlindjes! Diletta Leotta do të bëhet nënë sërish dhe ndan fotot e ëmbla

Diletta Leotta është në pritje të ëmbël!

Moderatorja italiane dhe bashkëshorti i saj, Loris Karius, do të bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti e ndau lajmin përmes rrjeteve sociale ku portieri dhe vajza e madhe, Aria, përkëdhelin barkun e saj të rrumbullakosur.

“Këtë Krishtlindje, s’mund të kërkonim dhuratë më të bukur. Aria do të bëhet motër e madhe dhe zemrat tona janë gati për të dashur dyfish”, shkroi 34-vjeçarja.

Leotta dhe 32-vjeçari janë bashkë që prej vitit 2022. Në gusht të vitit 2023, ata përjetuan për herë të parë ndjesinë e të bërit prindër me ardhjen në jetë të Aria.

Dyshja u kurorëzua në martesë një vit më vonë, në qershor 2024. Tani ata përgatiten për një kapitull të ri në familjen e tyre.

Share With:
Translate »
96 Views