Dhurata e veçantë që Meghan Markle po ruan për të bijën

U desh të bëhej Dukeshë Meghan Markle, që të gjithë të vinin re stilin e saj unik në veshje. Në fakt edhe kur ishte aktore pëlqehej për zgjedhjet e saj, por si tani që është bashkëshortja e Princ Harry-t, sigurisht që jo. Meghan Markle është kthyer tashmë në një ikonë mode dhe vajzat mezi presin që ta shohin se çfarë vesh në daljet e saj publike. Gjithsesi, sot ne nuk do të shkruajmë për stilin e saj, por për një dhuratë të veçantë që Meghan po ruan për të bijën. Nëse në të ardhmen Meghan do të bëhet nëna e një vajzë, prej kur ishte pjesë e serialit “Suits”, Meghan po i ruan të voglës së saj një orë nga Cartier French Tank, të cilën Dukesha e Sussex e adhuronte. Gjatë serialit, ajo ka mbajtur një orë të tillë për çështje reklamimi, por më pas e ka blerë dhe vetë një të tillë, për t’ia ruajtur të bijës. Nuk e dimë nëse kjo ide i ka ardhur sapo e ka blerë orën, apo tani që është martuar me princin Harry. Edhe e ëma e Harry-t, princeshë Diana ka pasur një orë të tillë, të cilën me siguri e ruajnë ende dy djemtë e saj.

Share With:
Translate »
690 Views