Dhuratat e Kate Middleton për fëmijët e saj këto Krishtlindje
Kate Middleton është një nënë e organizuar, këtë e dimë mirë: Në fund të fundit ka një arsye pse quhet ‘Perfect Kate’. Kështu, ne e imagjiojmë gjatë periudhës së Krishtlinjdeve duke bërë lista, duke shpërndarë detyra, duke menaxhuar organizimet familjare; kërkimin e një dhurate për Madhërinë e Saj, dërgimi i një kartoline për Sussex-ët bashkëngjitur dhuratave për të vegjlit, angazhimet në impenjime publike dhe festime në familje, gjëra të tilla.
Këtë vit, ndër të tjera, Cambridges do të marrin pjesë në tre festa të ndryshme të Krishtlindjeve: një të vogël në Anmer Hall në Norfolk, një takim familjar më formal me Mbretëreshën Elizabeth në pronën e Sandringham (siç e do tradita) dhe një takim tjetër me Middletons. Në gjithë këtë situatë, duhet menduar për dhurata për fëmijët, por mos mendoni Kate ia ka lënë në dorë rastësisë apo është kënaqur me lodrën e parë që ka gjetur në raftet e Hamleys. Jo, jo, dukesha i ka idetë shumë të qarta.
‘Asgjë ekstravagante’, shpjegon ekspertja mbretërore Kate Nicholl për ‘Okay!’ Duket se këtë vit Cambridges janë shumë të rreptë në lidhje me dhuratat. “Kate dhe William po mendojnë me shumë kujdes për blerjen e dhuratave për fëmijët e tyre”, shpjegon ai. Kate Middleton në veçanti duket se është e shqetësuar për kohën që fëmijët e saj kalojnë para ekraneve.
Sigurisht, dhuratat teknologjike janë më të dëshiruarat nga të lindurit e viteve të fundit dhe nëse princat shpresojnë diçka të tillë, ka të ngjarë të gënjehen. Kate, siç zbulon ekspertja, preferon dhurata praktike për fëmijët që i frymëzon ata të kalojnë kohë jashtë ose stimulojnë kreativitetin e tyre. Nëse fëmijët e familjes mbretërore, duan të gjejnë një iPad nën pemë, do të duhet të përpiqen të zbusin gjyshet.
Pra fëmijët këtë vit, nën pemë mund të gjejnë ndonjë patinë, monopatinë, biçikletë, e dhurata të tjera si këto.
