Dhuratat e veçanta që nuset i bënë mbretëreshës për festat e fundvitit

Ju jeni duke festuar Krishtlindjet në shtëpinë e Mbretëreshës Elisabeth (ju kërkojmë ndjesë, në kështjellë) dhe është momenti i shkëmbimit të dhuratavve, ju çfarë do bënit?

Me siguri mund të mendoni se mbretëreshës i pëlqejnë diamantet, veshjet e shtrenjta, por e keni shumë gabim, ja dhe arsyeja përse Kate ia ka ftuar zemrën gjyshes së bashkëshortit.
Dhurata e dukeshës së Krishtlindjen e parë si nusja e Princ William, ishte një gliko e përgatitur nga duart e saj.

“Mbretëreshës i pëlqejnë shumë.Më kujtohet se isha në Sandringham për të festuar për herë të Krishtlindjet me familjen mbretërore. Isha shumë e shqetësuar se çfarë do i dhuroja mbretëreshës. Po mendoja me vete: çfarë mund t’i pëlqejë? Dhe pastaj mendova për dhuratën që do u pëlqentë gjyshërve të mi. Hmm vendosa të bëj diçka vetë me duart e mia, mund të kishte përfunduar tmerrësisht keq, vendosa që të bëja një gliko me recetën e gjyshes”, tha Kate në një intervistë.“Ankthi” ka vazhduar edhe disa orë më vonë, pasi ishte shumë kureshtare të dinte nëse mbretëresha kishte mbetur e kënaqur nga kjo dhuratë ose jo, por nuk priti shumë gjatë. Të nesërmen, ajo vuri re se në tryezë ishte vendosur pikërisht dhurata e saj.

“Pata pak shqetësime, por vura re se të nesërmen ishte në tavolinë. Kuptova se ia kisha dalë mbanë dhe se gjërat kishin shkruar shumë mirë për mua”, u shpreh Kate.

Ndersa Meghan Markle  ka bërë një surprizë shumë të këndshme në një festë që mbretëresha Elisabeth kishte organizuar për stafin e saj. Festa u zhvillua në Kështjellën Windsor. Meghan thuhet kishte veshur një fustan të kuq dhe u ndal të bisedonte me të gjithë punonjësit e mbretëreshës, shumë prej të cilëve janë angazhuar në planifikimin e dasmës së saj me Princ Harryn.

“Harry dhe Meghan qëndruan rreth një orë në festë dhe ishin shumë miqësorë, biseduan me të gjithë. Meghan ishte shumë e ëmbël dhe miqësore me të gjithë”, u shpreh një burim për ‘Hello Magazine’.

Megjan Marke do të martohet në maj të vitit 2018 me Princ Harry-n. Dasma e tyre do jetë një dasmë shumë e madhe, por jo aq madhështore sa e Princ William dhe Kate, pasi kjo është dëshira e çiftit.

Share With:
Translate »
1072 Views