Diamante, taka dhe çantat Birkin! Vajzat e yjeve botërore të rritura mes luksit

Me të atin ndan të njëjtin qëndrim punk, por me nënën së shpejti do të ndajë të njëjtën gardërobë. North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, në moshën 9-vjeçare identifikohet tashmë me një stil të sajin dhe duket e vendosur të mos trajtohet si një fëmijë i zakonshëm.

Vajza e madhe e çiftit – që u divorcua nëntorin e kaluar – në fakt ka veshur taka në disa raste pa mbushur ende dhjetë vite jetë. “Kur zgjohet thotë “këpucë”” zbuloi Kim kur North ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa në moshën 4-vjeçare shoqëronte nënën e saj për të bërë pazar me flokë ‘extensions’.

Por North nuk është e vetmja, sepse e kemi parë se si edhe Suri Cruise – vajza e Katie Holmes dhe Tom Cruise – mbante këpucë me taka që në moshën 5-vjeçare.

North kishte veshur një palë taka kitten majin e kaluar në Portofino, ndërsa pak ditë më parë ajo shoqëroi Kim në New York për MET Gala me një palë çizme me taka platformë.

Por nëse mendoni se është e pazakontë që një 9-vjeçare të veshë taka, atëherë do të mahniteni edhe më shumë nga veshjet luksoze të vajzave të tjera Kardashian-Jenner. Para së gjithash Stormi, vajza e Kylie Jenner, e cila në Krishtlindje 2019 (kur ishte pak më shumë se një vjeç) mori një unazë diamanti me vlerë 220 mijë euro nga babai i saj Travis Scott, matchy-matchy me atë të nënës së saj. Në të njëjtin vit, ajo mori si dhuratë edhe një çantë për fëmijë Hermès.

Sakaq, pak para MET Gala, Penelope Disick – vajza e Kourtney Kardashian dhe ish-burrit të saj Scott Disick – u largua nga një hotel në New York me një çantë të verdhë Chanel prej 3590 dollarësh të huazuar nga dollapi i nënës së saj.

Share With:
Translate »
62 Views