Dibër, helmohen nxënësit e shkollës 9-vjeçare

Disa nxënës janë helmuar në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës mesditën e sotme (24 tetor).

Një prej vajzave të helmuara raportohet se nuk ndihet mirë dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës.

Disa prej nxënësve filluan të shfaqin probleme shëndetësore pasi një prej tyre hodhi sprajt me aromë në klasë.

Fëmijët, pas shfaqjes së shqetësimeve, u dërguan me autoambulancë në spitalin e Peshkopisë.

“Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës  ka  hedhur duke luajtur  një  sprajt  ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën,”-njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share With:
Translate »
844 Views