Diferenca në moshë, Adelina Tahiri flet për bashkëshortin dhe momentin e vështirë kur ia tha të atit

Adelina Tahiri e ftuar në Why Not, në RTV Ora ka folur dhe mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe thashethemet që ka dëgjuar për të.

Adelina Tahiri: Kemi raport shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri.

E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha:

“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja.

Roza Lati: Ҫfarë tha familja jote kur morën vesh për Serizhën?

Adelina Tahiri: Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar diҫka. Po nuk ishte moment që tja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e poarë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa tja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment.

Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund.

Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua.

Share With:
Translate »
166 Views