Dikur e shante, po mbrëmë si e komentoi mamaja e Beniadës Einxhelin?

Einxhel Shkira mbrëmjen e djeshme u bë pjesë në “BBV”, në rolin e opinionistes.

Kujtojmë që Einxhel, ka qenë banore e “BBV1”, ku shkoi deri në finale së bashku me mikeshën e saj Beniadën.

Në dukje vajzat kishin krijuar një shoqëri shumë të mirë së bashku në shtëpi, por kur dolën nga shtëpia shoqëria e tyre u kris

Shoqëria e tyre u prish pasi Einxhel mësoi që kur ajo kishte qenë brenda shtëpisë së “BBV”, mamaja e Beniadës kishte folur keq për të.

Por pas disa kohësh vajzat i kanë sqaruar të gjitha hatërmbetjet e tyre, pasi e nënkuptuan që ‘problemi’ i vetëm i tyre kishte qenë mamaja e Beniadës.

Ato madje edhe janë takuar disa herë e madje Beniada ka postuar dhe me të voglin e Einxhel, Trevin.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Beniada ka postuar një pjesë nga biseda e saj me mamanë ku duket qe asaj i ka pëlqyer Einxhel në rolin e opinionistes.

Mami i Beniadës shkruan:

Bravo Einxhel.

Beniada e ka postuar dhe ka shkruar:

Edhe mami Linda të don shumë Einxhel.

Marrëdhënia e tyre tashmë është rregulluar pasi edhe nëpër intervista të tjera vajzat kanë shprehur që e kanë rregulluar shoqërinë e tyre.

Share With:
Translate »
71 Views