Dikur rival me Ledrin, sot mik i mirë i familjes së tij! Noizy i bën dhuratën më të bukur Poem Blusë
Pajtimi mes Ledrit dhe Noizy-t vite më parë ishte një nga lajmet më të bujshme në mediat rozë. Teksa Ledri ishte pjesë e “Babsatras”, ai kishte përplasje të herë pas hershme me Noizy-n si themelues i “OTR”. Mirëpo pas shumë vitesh në konflikt, Ledri dhe Noizy u ribashkuan për një projekt muzikor “Dje dhe Sot”, që bëri namin në vitin 2017-të. Dy reperët vazhdojnë të ruajnë raportet e mira me njëri-tjetrin, madje Noizy i ka bërë sot një dhuratë shumë të këndshme vajzës së vetme të Ledrit, Poem Blu.
Përmes profilit të vogëlushes, Ledri dhe Sara kanë zbuluar se Noizy i ka bërë dhuratë Poemës disa rroba nga linja e tij e veshjes. Këtë dhuratë ai e ka shoqëruar me një pusullë dhe Sara me Ledrin e kanë falenderuar publikisht për surprizën e bukur.
“Vogëlushja Poem Blu Vla. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak”, ka shkruar Noizy dhe skuadra e tij në pusullën për vogëlushen.
Kujtojmë se Poem Blu erdhi në jetë në muajin dhjetor të vitit të shkuar, pak kohë pasi Ledri dhe Sara kishin bërë publike marrëdhënien e tyre.