Dikush shumë i rëndësishëm për Elvanën feston ditëlindjen dhe fjalët e këngëtares janë shumë emocionuese!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Shpesh, bukuroshja ndan në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj, pak minuta më parë me anë të një Instastory ka uruar dikë shumë të rëndësishëm për të për ditëlindje. Bëhet fjalë për mamanë e saj dhe artistja krahas një fotografie ku shfaqet e ëma e saj ka zgjedhur ta urojë me disa fjalë shumë emocionuese.

Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime! Jam kaq krenare për ty, të dua mami!

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo.

Share With:
Translate »
151 Views