“Dikush të do më shumë se veten!” Erik Lloshi mbulon krahun me tatuazhin dedikim për personin e veçantë

Erik Lloshi ka bërë një tatuazh të veçantë në krahun e tij për nënën.

Këngëtari ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku tregon dedikimin që ka bërë për të ëmën.

“Jeton dikush në këtë botë që të do më shumë se veten. Ajo është nëna”, janë fjalët e tij të bëra tatuazh.

Në fakt, të gjithë prisnim të ishte një dedikim special për të fejuarën, pasi këngëtari do t’i japë shumë shpejt fund beqarisë.

Nga prapaskena e “Këngës Magjike”, Erik Lloshi tregoi ekskluzivisht për “iconstyle.al” se do të martohej me të fejuarën Romina, me 17 gusht të vitit 2019.

Share With:
Translate »
1146 Views