Dimri mbërthen Korçën, ministria jep njoftimin për shkollat

Temperaturat e ulëta në qytetin e Korçës i kanë detyruar shkollat që të vijojnë mësimin me orë të reduktuara.

Duke filluar nga nesër deri në fund të javës, mësimi do të nisë në orën 9:00.

Qarkullimi rrugor në akset nacionale vijon normalisht dhe segmentet rrugore rurale  janë të hapura megjithatë kalimi rekomandohet me zinxhirë.

Sipas shërbimit metereologjik, temperaturat vijojnë të jenë -11 gradë celcius.

Share With:
Translate »
657 Views