Diola ka treguar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj në dhomën e surprizave. Ajo foli për fëmijërinë dhe dashurinë e saj të jetës. Diola rrëfeu më pas periudhën e vështirë të shtatzënisë, pasi prindërit e saj ishin kundër kësaj gjëje.

Ajo shtoi se në atë periudhë kaloi një fazë të lehtë depresioni. Në momentet e divorcit ajo tha se “ju sulën” për faktin që bëri vajzën e tretë.

Diola u shpreh se është konsultuar me psikologë dhe se nuk u dorëzua kurrë ndonëse ishte e vetme me tre vajza.

Ajo tregoi se vajza e tretë nuk fliste dhe nuk dëgjonte, ndaj vendosi që fëmijët t’ja dërgonte bashkëshortit. Banorja tha se fëmijët e merrnin në telefon dhe i kërkonin që ti merrte, por ajo nuk kishte mundësi.

Pas rrëfmit të trishtë, Diola u suprizua nga tre vajzat e saj.