Direkt pas lindjes, Eva Longoria zbulon gjininë, emrin dhe foton e parë të bebit
Aktorja e famshme e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë. 43-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Jose Baston, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Santiago Enrique. Çifti e ka ndarë lajmin me Hola USA dhe kanë bërë të ditur se djali ka lindur ditën e djeshme.


Fotja e parë e aktores me djalin, e publikuar nga Hola
“Ne jemi shumë mirënjohës për këtë bekim të bukur”, -janë shprehur ata për Hola. Po ashtu, çifti ka bërë të ditur se djali është i shëndetshëm dhe ka lindur në Cedars-Sinai Medical Center, në Los Angeles. Jose ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e parë me Natalia Esperón.

Eva dhe Jose janë njohur në vitin 2013 dhe janë martuar para dy vitesh. Lajmin e shtatzënisë e bënë të ditur në dhjetor të vitit të kaluar.

