Disa fakte të çuditshme për shtatzëninë që nuk i keni dëgjuar më parë
Trupi i një femre shtatzënë kalon nëpër ndryshime të shumta. Por përveç këtyre ndryshimeve, mund të ndodhin shumë gjëra që duken relaisht të çuditshme. Më poshtë do të gjeni disa fakte të padëgjuara më parë në lidhje me periudhën e shtatzënisë.
Nuhatja bëhet më e fortë- Të gjithë gratë shtatzëna kanë një ndjenjë më të fortë të nuhatjes. Shkencëtarët thonë se kjo e ndihmon nënën që të mos konsumojë asgjë toksike që mund të dëmtojë fetusin.
Nuk ndjeni nevojën për të ngrënë për dy- Ndoshta keni dëgjuar se nëna shtatzënë duhet të konsumojë ushqim sa për dy veta. Ekspertët thonë se kjo nuk është e vërtetë, sepse nevoja për ushqim ndryshon nga një grua në tjetërn.
Lëkura juaj do të shndërrijë më shumë- Thuhet se lumturia që do të bëhesh nënë, i jep shkëlqim lëkurës. Në fakt ekspertët thonë se kjo vjen prej faktit se qarkullimi i gjakut rritet me 50% gjatë shtatzënisë.
Edhe meshkujt provojnë të njëjtat simptoma si nëna gjatë shtatzënisë- Mund të duket e çuditshme, por përveç femrave edhe meshkujt shtojnë peshë gjatë kohës që gruaja është shtatzënë.