Disney i Kinës mbush 1 vjeç

Dora nuk është rrudhur me shpenzimet e përvjetorit të parë të parkut gjigant të Disney në Shangai. Kremtimet që u qëndruan besnike stilit të kompanisë sollën një spektakël madhështor dritash, fishekzjarresh si dhe vizitën e shefit ekzekutiv, Bob Iger.

Parku 5.5 miliardë dollarësh, pjesë e resortit Disney të Shangait ka tërhequr vitin e kaluar me miliona vizitorë. Kina i intereson shumë pronarit të Mickey Mouse. Shitja e biletave është trefishuar duke e vendosur Shanghai Disneyland në rrugën e shndërrimit në një park goxha më fitimprurës sesa ata të Parisit e Hong-Kongut, që rezultojnë me humbje. 

“Gjatë një viti u uruam mirëseardhjen më shumë se 11 milionë vizitorëve nga Kina dhe e gjithë bota. Uroj që të mirëpresim edhe shumë të tjerë në vitet në vazhdim. Çdogjë që shikoni në këtë park është krijuar për popullin e Kinës dhe ju falenderojmë që e keni kthyer këtë vend kaq special në një sukses të vërtetë”, tha CEO i Disney, Bob Iger.

Popullariteti i resortit në fjalë ka njohur një rritje të rrufeshme duke kënaqur pa masë jo vetëm pronarët e tij, por edhe industrinë kineze të turizmit. Shanghai Disney Resort u inaugurua qershorin e 2016-s si destinacioni i parë i Disney-t në Kinën kontinentale dhe i gjashti në mbarë globin. /TCh

Share With:
Translate »
850 Views