Dita e dytë e protestës: Maturantet bllokojnë rrugën e Durrësit, ja kërkesa e tyre
Maturantët kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës për vështirësitë e testit të matematikës. Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke bllokuar rrugën e Durrësit.

Sipas tyre, pyetjet e provimit nuk kanë qenë të hartuara në përputhje me programin mësimor. Maturantët kërkojnë që të ulet pragu i pikëve dhe do të vazhdojnë të protestojnë derisa të merren në konsideratë kërkesat e tyre.

