Dita e parë e shkollës nuk do jetë e njëjtë për Princin George, zbuloni arsyen
Dita e parë e shkollës për Princin George nuk do të jetë e njëjtë si vitin e kaluar. Në shtatorin e 2017-ës Princi u shoqërua nga babai i tij, Princi William dhe rrethohej nga shumë fotografë dhe reporterë, që mundoheshin të shkëpusnin diçka nga ai moment. Por këtë vit gjërat për të do të ndryshojnë dhe Princi George nuk do të ketë të njëjtën vëmendje të mediave. Gjithashtu mbështetja e tij më e madhe për fillimin e shkollës do të jetë nëna e tij, Dukesha Kate Middleton. Vitin e kaluar, Kate nuk mund të qëndronte pranë të birit, për shkak të problemeve që kishte gjatë fillimit të shtatzënisë me Princin Louis. Këtë shtator Princi do të jetë shumë herë më i sigurt duke qenë se nuk i duhet të përballet me ndryshime të mëdha, sepse shumë gjëra për të si, uniforma e shkollës apo mësuesja, do të jenë të njëjta.