Ditë të trazuara për Meghan Markle, pas babait e sulmon ish bashkëshorti dhe motra me të cilën nuk komunikonte

Familja e Meghan Markle nuk po e lë princeshën e Sussex-it të jetojë martesën e saj në paqe. Mesa duket brenda familjes paska pasur më shumë drama dhe sekrete të errëta që nuk i dinim.

Meghan ka një motër e cila quhet Samantha Markle, me të cilën ishte shkëputur prej kohësh. Së fundmi ajo ka vendosur të flasë publikisht për martesën e parë të ish aktores me regjizorin Trevor Engelson.

Sot, në ditën e 37 vjetorit të saj, Samantha e ka ‘uruar’ Meghan-in me një prononcim për mediat, ku ka thënë se “Trevor është ndjerë shumë këq pasi ajo e la. Gjatë gjithë kësaj kohe e ka sharë Meghanin te miqtë, por nuk ka folur publikisht sepse nuk ka dashur të shkatërrojë karrierën e tij në Hollyëood.”

“Ai tha se u ndje i shkatërruar, si një copë çamçakëzi që ka ngecur poshtë këpucës,” tha Samantha sot.

Trevor së fundmi ka qenë duke punuar për një projekt të ri televiziv, që çuditërisht është shumë i ngjashëm me jetën e re të ish bashkëshortes së tij, tashmë një e divorcuar që martohet me një princ britanik.

Kur u pyet nëse do të vazhdojë projektin, Trevor iu përgjigj mediave se nuk do e lërë përgjysëm vetëm sepse ish-i i tij tashmë ka një pozitë në familjen mbretërore.

“Nuk i dedikohet Meghanit dhe ajo nuk ka të drejta autori në çështjet mbretërore. Është ofenduese vetëm nëse Trevor zgjedh të përfshijë detaje personale,” është shprehur Samantha, e cila qartësisht është pozicionuar kundër së motrës.

“Mes të dyve, viktima ishte Trevor. Atij iu thye zemra, Meghan më pak. Pas dasmës u ndje akoma dhe më keq,” përfundon motra e Meghan.

Share With:
Translate »
921 Views