Ditë zie për Messi-n, humb personin frymëzues të familjes
Futbollisti Lionel Messi ka humbur një njeri të familjes.
Bëhet fjalë për gjyshin e tij 80-vjeçar i cili u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë.
Gjyshi i futbollistit ishte dërguar në spital në Rosaroi, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se ai jetonte vetëm në Argjentinë.
Të dy, gjyshja dhe gjyshi i Messit nga ana e nënës kanë qenë shumë të rëndësishëm për yllin e Barcelonës në fillim të karrierës së tij futbollistike, ka deklaruar më parë Messi.